Pamje të rralla nga njëra prej fiseve të fundit indigjene të botës [video] – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje të rralla nga njëra prej fiseve të fundit indigjene të botës [video]

    Insajderi
    03 April 2017 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamje të rralla të fisit Sentinelese janë publikuar sot nga mediumi britanik The Independent, që shfaqte anëtarët e fisit në plazhet e ishullit Seniteli Verior ne Gjirin e Bengalit.

    Videoja është pjesë e një dokumentari “LoveBite Productions” për fisin Sentinelese.

    Transmetuesi i dokumentarit thotë se njerëzit dhe paraardhësit e tyre mendohet të kenë banuar në ishull për gati 60.000 vjet.

    Fisi Sentinelese është i njohur për hedhjen e shigjetave në avionë të ulët fluturues apo helikopterë, në mënyrë që të hedhin poshtë çdo përpjekje komunikimi me botën e jashtme.

    Pas cunamit të vitit 2004 të ndodhur në ishull, në një foto të bërë shihet një person nga fisi duke gjuajtur shigjeta në drejtim të helikopterit të emergjencës. Kjo ishte si provë se fisi i kishte mbijetuar fatkeqësisë.

    Sipas organizatës Survival International, pak dihet rreth këtij fisi, i cili thuhet se mund të ketë 50 deri në 500 anëtarë. Fisi Sentinelese dhe fiset tjera në pjesët më të largëta në ishujt Andanman dhe Nicobar janë gjahtarë dhe gjysmë-nomadë, të cilët kanë hedhur poshtë çdo përpjekje të integrimit të tyre në shoqëri të tjera.

    Një numër i madh përpjekjeve për ti kontaktuar është bërë për banorët e ishullit në vitet 1970 dhe 1990, pothuajse të gjitha janë pritur me armiqësi dhe shigjeta.

    Në vitin 2006 dy peshkatarë u vranë pasi ata kishin zgjedhur të flinin në barkën e tyre në afërsi të bregut të ishullit Senitel.  Është e paligjshme afrimi brenda pesë kilometrave të ishullit.  /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark