×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Pamje të rrezikshme të fshehura në videot e animuara për fëmijë

    Insajderi
    26 February 2019 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqëria kombëtare për mbrojtjen e padrejtësisë ndaj fëmijëve ka akuzuar rrjetin argëtues YouTube për dështimin në ndaljen e videove me përmbajtje të dëmshme në kanalin e fëmijëve, shkruan Insajderi.

    Kanali YouTube Kids është kritikuar edhe nga prindërit për mos largimin e videove të animuara që përmbajnë video me metoda të vetëvrasjes në platformën e tyre.

    Videot e shumta shfaqin një përdorues të YouTube duke demonstruar metoda të ndryshme si të vetëvritesh.

    Kompania Google, e cila e zotëron platformën YouTube tha se është vështirë të fshihen përmbajtjet e tilla.

    “Ne kemi politika të rrepta të cilat ndalojnë videot që promovojnë dëmtimin e vetës. Ne mbështetemi në përdoruesit tanë të cilat i raportojnë këto video dhe teknologjinë që është e aftë t’i detektoj këto përmbajtje për shikuesit tanë”- ka deklaruar kompania.

    Është e paqartë se pse këto klipe me përmbajtje të tilla shfaqen më shumë në filmat e animuar për fëmijë, pyetje kjo e cila i është shtruar YouTube dhe Google, por ende nuk ka përgjigje.

    Në raportin e fundit transparent, thuhet se Google ka fshirë më shumë se 7.8 milion video nga platforma e saj nga korriku deri në shtator të vitit 2018, ku rreth 74% të tyre janë fshirë para se të shikoheshin nga përdoruesit e YouTube./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark