
Të paktën gjashtë persona u vranë në një treg në një incident me të shtëna në kryeqytetin tajlandez Bangkok të hënën, bëri të ditur një zyrtar i policisë.
Numri i viktimave përfshin edhe personin e armatosur që i mori jetën vetes, tha për Reuters Charin Gopatta, Zëvendës Komisioner i Byrosë së Policisë Metropolitane.
Katër roje sigurie në tregun Or To Ko, ku shiten prodhime bujqësore dhe produkte vendore, u vranë nga personi i armatosur, si dhe një grua, sipas Qendrës Mjekësore të Emergjencës Erawan që monitoron spitalet e Bangkokut.
Në rrjete sociale janë publikuar pamje ku shihen disa trupa të shtrirë në rrugë dhe një burrë me kapele, çantë e me pistoletë në dorë duke u larguar prej tyre. /Insajderi.org/
There was a shooting at Or Tor Kor Market, Bangkok, a donation point for Kan Jom Phalang. Initial reports indicate that 3 people have died, including security guards at Or Tor Kor. #คนร้าย #กราดยิง #ศูนย์บริจาคสิ่งของ #กันจอมพลัง #ตลาดอตก #ข่าวด่วน https://t.co/8pqFT25ca7
— pak usin (@pakusinn) July 28, 2025