Një aeroplan i tipit ‘Boeing’ u shmang nga pista dhe mori flakë në Senegal. Nga aty, të tmerruar dolën pasagjerët.
Avioni që barte 78 pasagjerë mori në flakë dhe përfundojë në pjesën e shkurreve të aeroportit. Siç raportojnë mediat e huaja, si pasojë e kësaj 11 persona janë të lënduar, përcjell Gazeta Insajderi.
Katër nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pamjet janë publikuar nëpër media, teksa bëhet e ditur se ekipet emergjente ndihmuan pasagjerët që të evakuohen. /Insajderi.org/