Pamje të tmerrshme| Rrahet deri në alivanosje sigurimi i një kafiterie në Ferizaj, përdoret edhe thika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të tmerrshme| Rrahet deri në alivanosje sigurimi i një kafiterie në Ferizaj, përdoret edhe thika

    Insajderi
    26 July 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar rëndë nga katër persona në një kafiteri në Ferizaj.

    Dy prej sulmuesve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga policia. Viktima, pas goditjeve të marra me mjete të forta dhe thikë, u rrëzua pa ndjenja dhe u dërgua fillimisht në Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë.

    Policia ka identifikuar katër të dyshuarit, ndërsa K.M. (33) dhe E.K. (26) janë ndaluar me urdhër të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark