Pamje të trishta nga Vlora! Bregdeti mbushet me mbeturina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të trishta nga Vlora! Bregdeti mbushet me mbeturina

    Insajderi
    29 November 2021 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet e bukura të Rivierës Shqiptare i shijojmë të gjithë. Akoma më shumë shijojmë ditët e nxehta të verës buzë detit Adriatik e Jon.

    Por, moti i paqëndrueshëm e deti me dallgë ka nxjerrë në pah pamjet e shëmtuara, me mbeturina të hedhura kudo.

    Deti i trazuar në Vlorë ka nxjerrë në breg sasi të mëdha të mbeturinave, ku dominon plastika, ndër mbetjet më të dëmshme për mjedisin, që kërkon shekuj për t’u dekompozuar.

    Pamjet e trishta që sjell gazetari i Top Channel, Mikel Marsi vijnë nga zona e Skelës, përgjatë Lungo Mares.

    Pushuesit, të pandërgjegjshëm kanë shfrytëzuar natyrën e bukur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke lënë aty mbetjet e produkteve që kanë konsumuar në ditët e relaksit buzë detit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark