Pamje trishtuese nga Mariupoli, një foshnje e porsalindur dërgohet në bodrumin e spitalit pas sulmeve nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje trishtuese nga Mariupoli, një foshnje e porsalindur dërgohet në bodrumin e spitalit pas sulmeve nga Rusia

    Insajderi
    02 March 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamje trishtuese vijnë nga qyteti bregdetar i Ukrainës, Mariupol, atje ku bodrumi i një materniteti u shndërrua në strehë nga bombat për fëmijët e porsalindur, shkruan The Guardian.

    Atje forcat ruse përshkallëzuan sulmet e tyre, teksa punëtorët e maternitetit e morën një të porsalindur dhe e dërguan në një dhomë të errët me ndriçim të dobët, e ku kishte të strehuar edhe pacientë të tjerë.

    Një skenë e ngjashme u pa edhe në Kharkiv, ku një repart materniteti u zhvendos bodrum nga frika nga bombat dhe raketat ajrore. Nënat atje tundnin të porsalindurit në djepa mes dyshekëve të grumbulluar pas dritareve për mbrojtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark