Pamje tronditëse: Ish-ministri i ekonomisë i Kazakistanit shihet duke e torturuar gruan e tij për 8 orë, në fund ajo vdiq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje tronditëse: Ish-ministri i ekonomisë i Kazakistanit shihet duke e torturuar gruan e tij për 8 orë, në fund ajo vdiq

    Insajderi
    05 April 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i ekonomisë i Kazakistanit Quandyq Bishimbaev përsëriti dëshminë e tij para jurisë se ai nuk ishte fajtor për vdekjen e gruas së tij.

    Ai akuzohet për torturë, vrasje dhe kryerje të një krimi të rëndë, ndërsa kushëriri i tij Baqytzhan Baizhanov akuzohet për moskallëzim të krimit.

    Në fund të marsit nisi gjyqi i jurisë, ku prokurori Aizhan Aimaghanova tha se ish-ministri ka rrahur për orë të tëra bashkëshorten e tij Saltanat Nukenova në një restorant që i përkiste kushëririt të tij.

    Më pas në të njëjtin lokal është gjetur edhe trupi i pajetë i 31-vjeçares fatkeqe. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 20 vjet burg.

    Nga restoranti është shfaqur edhe një incizim, sipas të cilit rrahja ka zgjatur gati tetë orë dhe gjatë asaj kohe asnjë nga dëshmitarët e pranishëm nuk ka lajmëruar policinë. Rasti ka tërhequr vëmendje kombëtare mes një rritje të dhunës në familje në Kazakistan, ku 1 në 6 gra janë përballur me një formë të dhunës fizike nga partnerët.

    Gjatë historisë, dhuna në familje ka mbetur e pandëshkuar në vendin e Azisë Qendrore dhe nuk konsiderohet një krim.

    Parlamenti i Kazakistanit ka vonuar për vite me radhë një projektligj që do të kriminalizonte dhunën në familje dhe gratë përbëjnë vetëm një të katërtën e deputetëve të Kazakistanit.

    Mes protestave publike për vdekjen brutale të Nuke, presidenti i Kazakistanit Qasym-Zhomart Toqaev i bëri thirrje publikisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta merrte rastin nën kontroll të posaçëm.

    43-vjeçari Bishimbaev ka qenë Ministër i Ekonomisë nga maji i vitit 2016 deri në fund të dhjetorit të po atij viti dhe më parë ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në agjencitë shtetërore. Dy vjet më vonë, së bashku me 22 pjesëmarrës të tjerë, ai u dënua për korrupsion të profilit të lartë, d.m.th. marrje ryshfeti dhe përvetësimi gjatë drejtimit të një kompanie të kontrolluar nga shteti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark