Një automjet luksoz ‘G Class’ është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Siç duket edhe pamjet e publikuara në rrjete sociale, makina është bërë shkrumb e hi, shkruan Insajderi.
Një re e zezë tymi ka mbuluar zonën përreth, ndërkohë që në vendin e ngjarjes nuk duket asnjë zjarrfikëse.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi drejtuesi dhe personat që udhëtonin, kanë arritur të dalin në kohë nga makina.