Pamjet e para që tregojnë se si Izraeli i rrëzoi raketat e Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamjet e para që tregojnë se si Izraeli i rrëzoi raketat e Iranit

    Insajderi
    14 April 2024 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet që tregojnë aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore izralite duke rrëzuar disa nga dronët dhe raketat lundruese të lëshuara nga Irani gjatë natës.

    Bëhet e ditur se të gjithë dronët dhe raketat janë rrëzuar jashtë hapësirës ajrore të vendit nga Forcat Ajrore indiane (IAF) dhe aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Jordaninë dhe Francën.

    Pamjet e shpërndara në rrjete sociale thuhet se tregojnë sistemin e mbrojtjes izraelite që ka aftësi të përgjojë dronët dhe raketat.

    Ndryshe, Izraeli është sulmuar nga mbi 300 dronë dhe raketa që ia ndezën qiellin e natës.

    Por, falë sistemit të avancuar të mbrojtjes, ai arriti të mbrohet nga sulmet dhe të parandalojë dëmet serioze në vend, gjë që i kushtoi shumë.

    Siç e ka bërë të ditur gjenerali Reem Aminoach, këshilltar financiar i ish-shefit të shtabit të ID, mbrojtja nga sulmet e Iranit i kushtoi Izraelit 4-5 miliardë shekelë (mbi 1 miliard euro). /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark