Përkrahës të Vetëvendosjes kanë nisur protestën kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo protesë është organizuar nga analisti Sadri Ramabaja, njëherit edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ramabaja ka thënë se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon.
Ai e ka quajtur Asociacionin një “instrument të Beogradit”.
Ndërkohë në Ambasadën Amerikane është duke u mbajtur takim ku po diskutohet për themelimin e Asociacionit. /Insajderi