×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamjet e RRALLA! Kur vdiq Ibrahim Rugova, gjithë politika shqiptare në një avion, Berisha një sedilje larg Ramës/Video

    Insajderi
    02 October 2021 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përplasje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

    TIRANË– Më 21 janar 2006, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta në moshën 62-vjeçari. Lajmi i zi që vinte nga Prishtina, u përcoll me trishtim edhe në Shqipëri, ku figura të politikës shqiptare u nisën së bashku për të nderuar për herë të fundit kreun e shtetit të Kosovës, që ende nuk e kishte fituar pavarësinë.

    Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përplasje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

    Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorta e tij, Lirie. Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “armikun” e tij politik, Berisha. Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.

    Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006 kur po shërbente mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008. Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vdekjen e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark