Euronews Albania ka siguruar pamjet e vrasjes së 55-vjeçarit në Shkodër.
Nazmi Bandulla u vra me armë zjarri mëngjesin e të martës në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pak metra larg banesës së tij.
Bandulla është një person i njohur për drejtësinë. Më parë i ishte vendosur dhe tritol në banesë.
Policia nuk ka arrestuar ende asnjë person të dyshuar si autor i vrasjes.