Pamjet nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë, si ndodhi përplasja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Pamjet nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë, si ndodhi përplasja

    Insajderi
    17 March 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas.

    Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.

    Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

    Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

    Tepelenë/Informacion paraprak

    Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark