Shkuma toksike ka mbuluar një pjesë të një prej lumenjve të shenjtë indian, duke bërë atë që të duket si një banjë e madhe me flluska.
Siç raporton BBC, videoja e publikuar më poshtë shfaq besimtarët hindus duke u larë në lumin Jamuni, të rrethuar me shkumën e ndotur gjatë një festivali religjioz, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë jashtëzakonisht papastër, por nuk kemi zgjidhje tjetër – është një ritual ku gjatë festivalit religjioz lahemi në ujë”, tha Gundzan Devi.
“Shpresoj që qeveria do t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj dhe të tentoj të zgjidhë problemin”, shtoi ajo.
Banorët lokalë siç raporton BBC, po akuzojnë se ujërat e zeza po derdhen në këtë lumë.