Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren.
Një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër në orët e mbrëmjes afër lagjes “Bajram Curri” në Prizren.
Personi i panjohur fillimisht e nokauton me goditje në fytyrë, për ta goditur pa ndalë edhe sa ishte e shtrirë.
Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Insajderi se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.
Sipas tij të dytë janë duke u intervistuar nga policia.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort”, tha ai.