
Në një përditësim të fundit, Kryeministri Edi Rama njoftoi se policia ka identifikuar 14 persona të dyshuar si përgjegjës për zjarrvëniet e fundit në vend. Nga këta, 10 janë vënë në pranga, ndërsa katër të tjerë janë në ndjekje penale.
Forcat e rendit, përfshirë njësitë “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme, Forcat Operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, ndodhen në terren, duke ndihmuar me evakuimet e nevojshme dhe ofruan mbështetje për shuarjen e zjarreve, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile.
Ngjarjet e rënda të një dite më parë lanë pas një viktimë dhe tetë të lënduar në shtatë fshatra të zonës së Gramshit, të cilët janë përfshirë nga flakët.
Autoritetet vijojnë punën për të vënë nën kontroll situatën dhe për të identifikuar përgjegjësit e tjerë të mundshëm.