Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamjet virale të fjalosjes së policëve me qytetarin në Prishtinë, arrestohet ky i fundit

    Insajderi
    22 August 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar drejtuesin e motoçikletës që është aksidentuar teksa ka tentuar të ikë, duke mos e respektuar urdhrin e policëve.

    Ky rast është publikuar me pamje në media ku polici ndër të tjera i drejtohet qytetarit me fjalët: “Zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’myt”.

    Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policor dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark