‘Panama Papers’ detyron Islandën të mbajë zgjedhje të parakohshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Panama Papers’ detyron Islandën të mbajë zgjedhje të parakohshme

    Insajderi
    12 August 2016 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Islandës, Sigurdur Ingi Johannsson ka njoftuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme si pasojë e skandalit “Panama Papers”.

    Dokumentet e bëra publike kanë zbuluar se një numër zyrtarësh të lartë të Islandës janë të përfshirë në skandalin e evazionit fiskal.  Për këtë arsye, ish-kryeministri David Gunnlaugsson pati dhënë dorëheqje në prill, duke u bërë figura e parë që ka dhënë dorëheqje pas atij skandali, shkruan The Guardian.

    Protesta që rrallë shihen në Islandë filluan por qeveria e tij mbeti në pushtet me gjithë dorëheqjen e tij.

    Por zëvendësi i tij njoftoi se “planifikon që të mbajë zgjedhjet më 29 tetor të këtij viti,” që ëshët disa muaj më herët se sa kalendari i rregullt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark