Panamaja “distancohet” nga skandali i pastrimit të parave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Panamaja “distancohet” nga skandali i pastrimit të parave

    Insajderi
    06 April 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa dokumentet e dala nga Panamaja po shkaktojnë një tërmet moral në botë, vendi i vogël i Amerikës Qendrore po nxiton që të tregojë se nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në skemat e kryera nga një prej kompanive ligjore lokale.

    Në fakt, ende askush nuk ka drejtuar gishtin nga qeveria panameze për përfshirje apo tolerim të pazareve të firmës ligjore “Mossack Fonseca”, por autoritetet nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë.

    Vetë presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, konfirmoi angazhimin e vendit të tij për transparencë fiskale, pasi qeveritë të shumta në të gjithë botën nisën hetimet për shkelje fiskale nga të pasurit dhe të fuqishmit.

    Dokumentet e Panamasë kanë shfaqur një botë të fshehtë pazaresh kur firma “Mossack Fonseka” ka ndihmuar politikanë dhe figura publike, mes të cilëve miq të Presidentit rus Vladimir Putin, të afërm të kryeministrave të Britanisë, Islandës dhe Pakistanit dhe vetë Presidentin e Ukrainës.

    Megjithëse zotërimi i parave në kompani jashtë vendit nuk është krim, gazetarët që kanë marrë milionat e dokumenteve thonë se mund të sigurojnë prova të pasurive të fshehura për evazion fiskal, pastrim parash, shkelje sanksionesh, trafik droge dhe krime të tjera.

    Pa dyshim që Panamaja duhet të distancohet nga ky skandal dhe Presidenti Varela deklaroi se publikimi i dokumenteve ka përforcuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të zgjeruar transparencën në sistemin financiar të vendit të tij.

    “Ne jemi aleatët me vendet që luftojnë për transparencë financiare jo vetëm këtu, por kudo në botë. Ne mirëpresim çdo publikim apo hetim që mbron sistemet financiare të Panamasë dhe botës që të mos përdoren për akte kriminale”, deklaroi Varela.

    Por më herët, që para shpërthimit të skandalit, Banka Europiane për Zhvillim, kishte deklaruar se Panamaja duhet të rivendosë rend në shtëpinë e saj. BERZH paralajmëroi ministrat e Financave të G20-s se Panamaja po tërhiqej nga angazhimi i saj për të ndarë informacione për llogaritë me qeveritë e tjera. /Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark