×
Analiza

Pandemia që tronditi Kosovën dhe pasojat që la prapa

Insajderi
16 March 2023 - 18:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Infektologu, Salih Ahmeti në intervistë për Gazetën Insajderi ka folur tri vjet pas ballafaqimit me pandeminë Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë, ai ka qëndruar në vijën e parë të frontit. Puna brenda hapësirës së QKUK-së, përkatësisht Klinikës Infektive ka filluar t’i mungojë pasi që tashmë ai është pensionuar.

Profesori Ahmeti ka pasur edhe disa këshilla për qeveritarët të cilët i quanin atë dhe kolegët e tij “heronj”. Thekson mungesën e dhënies së motivimit nga shteti.

Duke folur për koeficientin thotë se “paga e mjekut asnjëherë nuk është shumë”.

Në theks të veçantë përmend ikjen e kuadrove të reja nga Kosova, nuk harron t’i porosisë edhe diçka.

Përgjatë intervistës nuk munguan as përgjigjet lidhur me vaksinimin, pasojat post-covid, për mundësinë e rikthimit të pandemisë etj etj.

Infektologu, Salih Ahmeti

Ballafaqimi i parë me pandeminë

Infektologu tha për Insajderi se si sot e kujton ballafaqimin e parë me koronavirusin. Shprehet i bindur që rastet e para ishin më herët se sa data zyrtare e 13 marsit.

Ka qenë një sfidë e veçantë për covidin edhe për mua edhe për koleget e tjerë, të cilët në mënyrë të veçantë për ata që janë taku për herë të parë me sëmundje infektive”.

“Kam, pasur pak përparësi sepse ne në Kosovë kemi qenë gjithmonë vend i sëmundjeve ngjitëse me epidemi paraprake, me kam pasur dijeni se si të ju qasem pacientëve”

“Kontakti ka qenë jo i lehtë, sfidues”, u shpreh ai mes tjerash.

Nuk kemi bërë gabim që jemi vaksinuar

Pyetja më e shpeshtë menjëherë me nisjen e vaksinimit ishte se; a duhet t’i marrim vaksinat kundër Covidit se a po bëjmë gabim? Këtyre pyetjeve vulën ia ka vendosur infektologu Ahmeti.

Jo nuk kemi bërë gabim. Ndër mundësitë apo armët më të forta për luftimin e Covid-19 ka qenë vaksinim. Ndihmesa më e madhe që gjatë pandemisë iu ka ofruar menaxhimit dhe luftës kundër covid-19”.

Teoritë konspirative rreth Covid-19

Një e dhënë e rëndësishme që u dha nga profesori Salih Ahmeti ishte që 80% e pacientëve që humbën jetën ishin të pavaksionuar. Këtë përgjigje ai e dha përderisa u pyet mbi tezat e ngritura se vaksinimi kundër Covid-19 ka ndikuar negativisht, se shkakton infertilitet tek gratë shtatëzëna.

Nuk e di për çfarë arsye, për mua si profesionist kanë qenë të palogjikshme dhe është natyrën e epidemive të mëdhaja që gjithmonë krahas asaj reales të shfaqen edhe teoritë konspirative.  Një ndër to ka qenë ato anti-vaksim. Këto janë faktuar si të rrejshme, të pa baza”, u shpreh ai.

“80 e vdekjeve tek ne kanë qenë persona të pavaksionuar dhe asnjë në rastet që ne i kemi përcjell asnjë efekt anësor qoftë afat-shkurtër të gjatë nuk e kemi vërejtur tek Covid-19”, nënvizoi Ahmeti.  

Vaksinimi me një dozë, dy apo tri

Infektologu u deklaruar me të dhëna të përgjithshme edhe mbi atë se sa qytetarët kosovarë janë vaksionuar më një dozë, dy apo tri të vaksinës kundër koronavirusit.

“Për t’i riaktivizuar nivelet mbrojtëse është dashur të merret doza e 2,3 apo e 4. Qytetarët tanë i janë përgjigjur mirë marrjes së dozës së parë dhe dytë, doza e tretë më pak, doza e 4 është marrë shumë pak”.

Ai madje u bën thirrje dy grupeve të caktuara që të vaksinohen edhe sot.

“Personat e moshuar e ata me sëmundje kronike nuk kanë bërë mirë që nuk i kanë marrë dozat e vaksinës. Dhe ende ka kohë, unë mendoj që është mirë me i marrë këto vaksina”.

Rreziku i rishfaqjes së pandemisë dhe pasojat post-Covid

Infektologu, Salih Ahmeti përmendi pasojat që lë Covid-19 që sipas tij disa prej tyre janë të lidhura direkt me sistemin nervor.

“Pasojat e Covidt të gjatë i vërejmë edhe tek ne. Pasojat e pas Covid-it konsiderohen sipas CDC të gjithë ato probleme shëndetësorë që vazhdohen apo rishfaqen 4 javë pas infeksionit akutë edhe ato mund të zgjasin 6 muaj 1-2 vite apo më gjatë. Këto gjithmonë përshkruhen si lodhje, plogështi, kokë-dhimbje dhe në mënyrë të veçantë atë që ne e quajmë si mjegullim i trurit pasoja me koncentratin, harresa, çrregullime të herëpashershme të vetëdijes e deri në ankthe janë pasoja të ndërlidhura me sistemin nervor”.

 “Çdo 5 persona që kanë kaluar forma të rënda të Covidit nga 18 në 65 vjeç, kanë një problem post Covid  ndërsa çdo i katërti i moshës mbi 65 vjeçare ka një problem shëndetësor të ndërlidhur me Covid”.

“Përqafim sa më i madh i natyrës”

As sugjerimet e këshillat nuk munguan nga infektologu.

“Një përqafim sa më i madh i natyrës pra personat që e kanë kaluar Covidin nuk duhen të rrinë në ambiente të mbyllura kur kanë mundësinë të dalin në natyrë, ambiente të hapura sa më shumë meqenëse kjo sjell edhe një relaksim psikik dhe një përmirësim fizik të tyre dhe në të veçanti mbipesha që ka filluar të bëhet problematik edhe tek ne”

Një këshill më specifike pati për persona obezë apo mbi peshë.

“Personat që kanë kaluar forma të rëndë të Covidit duhet të kenë kujdes edhe me peshën e tyre, nëse kanë mbi peshë brenda mundësive të bëjnë përpjekje që atë peshë ta zvogëlojnë”.

“Heronj, profetë”

Jo rrallë herë gjatë pandemisë kemi dëgjuar shprehjen “heronj e profetë” “mjeku poshtë e zoti lartë”, si e bën të ndihen këto komente infektologun Ahmeti. 

“Kur merr komente të tilla secili ndihet mirë është një falënderim nga ata të cilëve ua ofron një shërbim shëndetësor por personalisht unë dhe besoj edhe kolegët e mijë e kemi marrë një  obligim pune, punë e cila ska qenë e zakonshme por një mision të cilin ne si punëtorë shëndetësor është dashur ta kryejmë në kohën e duhur dhe momentin e caktuar. Është fat që ne kemi pasur mundësi t’ju ofrojmë për aq sa kemi mundur njerëzve tonë t’ua lehtësojmë dhimbjet e problematikat e lidhura me Covid”, deklaroi ai.

A po i vlerëson shteti punonjësit shëndetësor?

Doktori Salih Ahmeti kërkon që shëndetësia të jetë prioritet i qeverive. Sipas tij ka mungesë të madhe të motivit e stimulimit që duhet dhënë ndaj punonjësve shëndetësor.

“Në përgjithësi punëtorët shëndetësor në Kosovë kanë qenë pak të stimuluar, pak të motivuar në aspekte të ndryshme dhe për atë që kanë dhënë punëtorët shëndetësor pak ka bërë shteti, mendoj që ka pasur mundësi me bë më tepër, kur them pak, jo në drejtim personal të punëtorit shëndetësor jo vetëm në atë pagën e punëtorit shëndetësor. Punëtori shëndetësor dhe mjeku është i ndërlidhur me disa gjëra të cilat nuk janë personale të tij, por janë gjëra që ia mundësojnë ofrimin e një shërbimi cilësor”.

“Shëndetësia është mirë me qenë prioritet qeveritar dhe për aq sa ka mundësi me u ofu, me stimulu qoftë me pagën e tij. Meqenëse gjithmonë periudhën e pasluftës rroga e mjekut ka qenë minimale dhe në asnjë mënyrë një baraspeshë me punën që ka bërë”

Ikja e mjekëve nga Kosova

Me doza pikëllimi fliste teksa komentonte fenomenin e ikjeve të mjekëve nga Kosova. Thotë se shëndetësia po rrezikon të mbes në “duart e pleqëve”.

“Ikja e mjekëve në mënyrë masive për mua është shumë e dhimbshme. Ne në ata mjekë investojmë edhe si shoqëri edhe si pedagog të tyre dhe si shtet përgjithësi janë investime të mëdhaja”.

“Personalisht mendoj që ikja e tyre e përkohshme për edukime dhe avancime më të mirëfillta është e mirëseardhur por me kusht që ata të kthehen, por ikja e përhershme është e dhimbshme. Duhet të bëjmë çmos që këta mjekë dhe këta punonjës shëndetësor të gjejnë kushtet që të mbesin këtu pranë neve përndryshe nëse vazhdon ky trend neve po na ikun moshat më të reja, më kualitative”.

“Shëndetësia kosovare e ka një moshë mesatare shumë të lartë, po mbetet aktualisht nëse mund ta quaj në thonjëza në duar të pleqëve dhe duhet një mund i madh që ky vakum me u kompensu dhe kjo nuk mund të bëhet për 1 vit 2 por duhet planifikim afatgjatë”.

Koeficienti/ rritja e pagave

As infektologu, Salih Ahmeti nuk vlerëson që rritja e koeficientit ndikoi pozitivisht tek punonjësit shëndetësor. Kërkon pagë të dinjitetshme për kolegët e tij.

Ska qenë i favorshëm për mjekët specialist disa kategori tjera kanë ankesa, sidoqoftë unë personalisht mendoj investimi në pagun e mjekut asnjëherë nuk është shumë. Por janë me rëndësi shërbimet cilësore që ofrohen prej tij. Mjekun duhet me motivu, me i dhanë pagë të dinjitetshme dhe me kërku punë cilësor prej tij”.

/GazetaInsajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark