Panik në Kanë, alarm fals për bombë - Insajderi
×
Kulturë

Panik në Kanë, alarm fals për bombë

Insajderi
20 May 2017 - 22:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka patur momente paniku në Kanë ku po zhvillohet Festivali i Kinematografisë. Agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri Debussy, një sallë brena pallatit të festivalit, bëhet fjalë për persona që po ndiqnin filmat, gazetarë dhe personel shërbimi. Një çantë e dyshuar ka ndezur panikun dhe ka bërë që të shpërthejë alarmi i sigurisë.

Publiku, në pritje për të hyrë në sallat e tjera, ku do të shfaqeshin filma që garojnë në festival, ka parë fillimisht një qen të stërvitur për raste alarmi shoqëruar nga oficerët e policisë, të bënte kontroll.

Menjëherë më pas janë bërë edhe kontrolle në salla dhe ka nisur evakuimi me urdhër të policisë. Por, pas 30 minutash alarmi është tërhequr dhe të pranishmit janë lejuar të hyjnë në salla.

Gazetarëve iu tha më vonë se objekti i dyshimtë ka rezultuar i parrezikshëm. Franca ka qenë në gjendje sigurie që prej 2015 kur sulmet terroriste në Paris i morën jetën 130 personave një natë nëntori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark