Opera Metropolitane e Nju Jorkut është evakuuar pasi një vizitor ka shkaktuar panik në mesin e turmës, duke shpërndajnë pluhur, e cila është menduar se i përkiste një shoku të tij të vdekur, shkruan BBC.
Incidenti ka ndodhur natën e mbrëmshme gjatë kohës së pauzës së operës “William Tell”.
Policia ka njoftuar se personi është identifikuar dhe se autoritet janë duke bërë përpjekje për ta arritur atë.
Audienca është evakuuar pas incidentit dhe një mostër e pluhurit është dërgua në laborator për të përcaktuar se cili është lloji i substancës, ka deklaruar John Miller zëvendësi i policisë së Nju Jorkut.
Objektet në Nju Jork janë vazhdimisht në vëzhgim, pasi është e mundur për një kërcënim të mundshëm. Ky panik në NY është që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kur u shkatërruan “Kullat Binjake”./Insajderi.com