Policia në Bruksel kanë rrethuar një njeri i cili sillej si i dyshimtë dhe se kishte të veshur “një pallto të gjatë me tela të spikatur” , raportojnë mediat belge.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë Place de la Monnaie në qendër të kryeqytetit belg, transmeton BBC
Skuadra anti-bombë ishte e pranishme në vendngjarje. Dyqanet pranë vendit janë evakuuar dhe disa rrugë janë të mbyllura.
Fotot nga skena tregojnë një njeri të gjunjëzuar me duart lart, përderisa policia ia drejtonte armën.
Policia thotë se ata kanë të dyshuarin “nën kontroll” , por ende nuk e kanë arrestuar atë. Incidenti vije një ditë para Ditës Kombëtare të Belgjikës me sigurinë në rritje para festimeve. Tridhjetë e dy persona janë vrarë në sulmet me bomba në Bruksel në fillim të këtij viti. /Insajderi.com