Dejan Pantiqit, ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur avokati i tij Ljubomir Pantoviq, në një prononcim për mediat serbe, përcjell Gazeta Insajderi.
Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin në Jarinje, nën dyshimin për organizimin e një sulmi terrorist në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në pjesën veriore të Mitrovicës.
Deri më 28 dhjetor, kur gjykata i caktoi arrest shtëpiak, Pantiq qëndroi në paraburgim në bazën e sapondërtuar të Policisë së Kosovës afër vendkalimit në Jarinje. /Insajderi.org/