“Papa del sot nga spitali, të dielën do të mbajë meshën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Papa del sot nga spitali, të dielën do të mbajë meshën”

    Insajderi
    01 April 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku do të dalë nga spitali sot, pasi u shtrua në spital të mërkurën për bronkit, tha drejtoi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

    “Mund të konfirmoj se meqenëse Papa pritet të dalë sot nga spitali, kreu i kishës do të jetë i pranishëm nesër në sheshin e Shën Pjetrit për meshë”, tha Bruni, shkruan Euronews.

    Ai shtoi se Papa i ka kaluar të qeta netët në spital.

    Në deklaratën e Vatikanit sqarohej se kthimi i Papës në shtëpinë e Santa Martës pritet pas analizave të fundit mjekësore në mëngjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark