Papa dënon “refuzimin” e migrantëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa dënon “refuzimin” e migrantëve

    Insajderi
    27 March 2016 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku ka dënuar ata që nuk i ndihmojnë migrantët, gjatë fjalimit të tij tradicional për Pashkët.

    Papa ka thënë se migrantët shpesh përballen me refuzimin e atyre që mund t’i mirëpresin dhe t’i ndihmojnë.

    Ai e ka cilësuar terrorizmin si “dhunë të verbër dhe brutale” që duhet të luftohet me “armët e dashurisë”.

    Dhjetëra-mijëra migrantë, shumica të ikur nga konfliktet në Siri dhe Irak, kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pasi vendet evropiane dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të mbyllur rrugën e tyre drejt veriut të Evropës.

    Papa ka mbajtur fjalimin “Urbi et Orbi” apo Për qytetin dhe botën, përpara mijëra besimtarëve të tubuar në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

    Papa ka dënuar po ashtu sulmet e fundit në Belgjikë, Turqi, Nigeri, Çad, Kamerun, Bregun e Fildishtë dhe Irak.

    Ceremomia në Sheshin e Shën Pjetrit është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark