Papa Françesku, njeriu më popullor në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa Françesku, njeriu më popullor në botë

    Insajderi
    24 March 2016 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sondazh i realizuar nga “Win/Gallup International” tregon se, mendimin më favorizues për kreun e Selisë së Shenjtë e kanë romano-katolikët dhe hebrenjtë. Por Papën argjentinas e shohin me admirim edhe më shumë se gjysma e protestantëve të botës, si dhe pjesa më e madhe e ateistëve.

    Anketimi përfshin njerëz në 64 shtete të ndryshme. Gjatë 3 viteve të Papatit të tij, Françesku është mbuluar nga valë dashamirësie e u ka fituar zemrat dhe mendjet, jo vetëm romano-katolikëve, por edhe besimtarëve të feve të tjera, madje edhe jobesimtarëve.

    Ndër vendet më entuaziste, kur vjen fjala te kreu i Kishës Katolike, të parat rreshtohen Portugalia dhe Filipinet, ku mbështetja e Papës është në nivelin 94% dhe 93%, njofton Top-channel.

    Vlerësimin më të ulët, Ati i Shenjtë e ka marrë në Tunizi, Turqi dhe Algjeri, ndërsa në Azerbajxhan, shumica e të intervistuarve nuk dinin gjë për të.

    “Papa Françesku është një udhëheqës që e kapërcen edhe vet fenë e tij, – tha presidenti i “Win/Gallup International”, – dhe studimi tregon pikërisht sesi shumica e qytetarëve të botës e shohin me pozitivitet figurën e Bergoglios, pavarësisht besimeve që kanë”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark