Papa Francesku ka deklaruar se dëshiron të shkojë në Ukrainë dhe për këtë po pret momentin e duhur.
Komentet Papa i bëri teksa i’u përgjigj pyetjes së një fëmije ukrainas gjatë një takimi me një grup të rinjsh që u mbajt në oborrin e kishës së San Damasos, në Romë.
Papa shtoi se së shpejti do të takohet me autoritetet ukrainase për të vlerësuar nëse një vizitë e tillë është e mundur.
Kujtojmë se Kreu i Vatikanit takoi më herët fëmijë në gjendje vështirësie dhe refugjatë ukrainas.