Papa Françesku është duke vizituar një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos në Greqi, për të treguar përkrahje për refugjatët të cilët po tentojnë të hynë në Evropën veriore.
Në kamp ka më shumë se 3 mijë refugjatë, një pjesë e të cilëve janë deportuar nga Turqia, shkruan BBC.
Papa tha se kjo është katastrofa më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vatikani insiston se vizita e papës në Greqi duhet të shikohet vetëm nga prizmi humanitar, dhe jo të konsiderohet si kritikë ndaj depërtimeve të refugjatëve./Insajderi.com