Papa Françesku ka thënë se “një pjesë e mirë e njerëzimit” do të shkatërrohet nëse do të ndodhë një luftë e madhe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Ai ka shtuar se një shtet i tretë duhet të bëhet ndërmjetësues i këtyre dy rivalëve.
Këto komente, Papa Françesku i bëri pas kthimit në Romë nga vizita në Egjipt.
Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur pas provave të vazhdueshme të raketave balistike nga Koreja e Veriut që janë në kundërshtim me rregullat e Kombeve të Bashkuara, njofton rel.
Pheniani, gjithashtu, ka testuar armë bërthamore dhe ka lënë të kuptohet se po zhvillon raketa, që do të mund të arrijnë deri në territorin e Shteteve të Bashkuara.