Kryeministrja e Polonisë ka thënë se Papa Françesku, i cili pritet ta vizitojë këtë vend në muajin korrik, ka lavdëruar politikat e saj që mbështesin familjet e mëdha.
Kryeministrja Beata Szydlo, një katolike dhe nënë e një prifti, u takua sot me Papa Françeskun në Vatikan.
Qeveria e saj ka prezantuar ndryshime në politikat sociale, përfshirë dhënien e mbështetjes më të madhe financiare për prindërit që kanë shumë fëmijë.
Ajo tha se Papa Françesku “është i kënaqur që Polonia ka një program për përkrahje të familjeve.”
Szydlo i ka thënë TVN24 pas takimit me Papën se shpreson që vizita e tij në Poloni në muajin korrik do të jetë “e sigurt dhe frutdhënëse.”/REL