
Papa Françesku i ka dhënë dritën e gjelbër luminizmin e 38 martirëve shqiptarë të cilët u vranë nga regjimi ateist dhe komunist në Shqipëri mes viteve 1945-1947.
Në një takim me 26 prill me kardinalët, Papa Françesku zyrtarisht pranoi martirizimin e kryepeshkopit Nikollë Vinçenc Prenushit nga Durrësi dhe 37 të tjerëve, shkrua “Catholicworldreport”
Kryepeshkopi Prenushi, i cili ishte anëtar i Urdhrit Friars Minor, u burgos nga regjimi komunist në vitin 1940, dhe vdiq në burg si pasojë e torturave në vitin 1949. Pjesa tjetër kanë pasur fatin e njejtë dhe u branë nga regjimi mes vitit 1945 dhe 1974.
Martirët kanë qenë në fokus të vizitës së Papa Françeskut me 21 shtator të vitit 2015 në Shqipëri, në të cilin ai kërkoi nga ky vend që mësojnë nga e kaluara e errët por edhe të shikojnë drejt së ardhmes së tyre.
Shqipëria u vu nën kontrollin e qeverisë komuniste në vitin 1944 dhe persekutimi fetar filloi shpejt. Pothuajse 2 mijë e 100 njerëz, duke përfshirë edhe priftërinj katolik por edhe nga fe të tjera, u vranë brutalisht për shkak të besimeve fetare. Në vitin 1967, vendi shpallet si shtet ateist.
Aktivitetet e Kishës u penguan, shkollat dhe seminaret u mbyllën, ndërsa priftërinjtë u vranë ose u arrestuan. Shtatë peshkopë dhe 200 priftërinj ishin aktiv në Shqipëri në vitin 1945, por në vitin 1991 kur regjimi u rrëzua, vetëm një peshkop dhe 30 priftërinj ishin gjallë.