Një përqafim dhe një takim kokë më kokë për gjysmë ore. Papa Françesku është takuar me Imamin e Madh të Al Azhar Ahmed al Tayeeb.
“Takimi ynë është një mesazh”, i tha Papa Imamit, që gjatë vizitës në Vatikan shoqërohej nga 8 bashkëpunëtorë, shkruan Tch.
Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi e ka përshkruar takimin si “shumë të ngrohtë”.
“Ata vunë në dukje domethënien e madhe të këtij takimi të ri në kuadër dialogut mes Kishës Katolike dhe Islamit”, ka deklaruar atë Lombardi.
Më pas, dy autoritetet e larta fetare janë ndalur tek tema e angazhimit të përbashkët, përfshirë këtu të besimtarëve të feve të mëdha, për paqen në botë, refuzimin e dhunës dhe terrorizmin, si dhe mbrojtjen e të krishterëve në zonat e prekura nga luftërat në Lindjen e Mesme. /Insajderi.com