Papa i referohet shqiponjave si simbol i vendlindjes së Nënës Terezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Papa i referohet shqiponjave si simbol i vendlindjes së Nënës Terezë

    Insajderi
    23 July 2016 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është botuar nga e përditshmja “Il Corriere Della Sera” parathënia e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin” që përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano.

    Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.

    Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.

    “Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

    Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur./TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark