
Ratifikimi i marrëveshjes për zgjatjen e mandatit të EULEX-it është shtyrë sërish edhe të premten. Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, që është dashur të prezantojë para deputetëve dy projektligjet të cilat mundësojnë zgjatjen e misionit të EULEX-it deri në vitin 2018, ka zgjedhur të marrë pjesë në një ceremoni të venis së gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit në Prizren.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, që po zëvendëson kryetarin Kadri Veseli, i cili po ashtu është në Prizren, u detyrua të mbyllë seancën meqë kur ka ftuar ministrin Kucin të marrë fjalën, ai nuk ka qenë prezent në sallë.
Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka qenë temë kryesor e ditëve të fundit. Kuvendi nuk arriti që të miratojë këtë marrëveshje të enjten meqë në rend dite kisht edhe pika të tjera.
Aktualisht, misioni i EULEX-it është pa mandat ndërsa për këtë arsye kishte shtyrë edhe një seancë ndaj ish-deputetit Azem Syla.
Sipas marrëveshjes së arritur me BE-në, EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë deri në qershor të vitit 2018/