Paqeruajtësit e OKB-së akuzohen për abuzime seksuale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paqeruajtësit e OKB-së akuzohen për abuzime seksuale

    Insajderi
    04 March 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    99 paqeruajtës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thuhet se kanë kryer abuzime seksuale vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar së fundi nga OKB.

    Vendet ku paqeruajtësit kanë kryer veprën penale të ngacmimit seksual, janë Haiti, Mali, Republika e Kongos, thuhet në një raport të OKB-së.

    Ndërkohë akuzat për sulme seksuale më së shumti janë ngritur kundrejt pjesëtarëve të trupave nga Burundi, Gjermania, Ghana, Senegali, Sllovakia, Tanzania e Maroku.

    Por, kjo nuk është hera e parë që raporti gjen shkelje të tilla.  Në vitin 2014, kishte pasur rreth 80 deklarime për abuzime seksuale, shkruan Aljazeera.

    Personeli i ushtrisë dhe policisë, është akuzuar për krime seksuale përderisa po shërbente për OKB-në në 21 vende.

    Raporti i fundit, bën thirrje dhe u rekomandon shteteve anëtarë që t’i identifikojnë të dyshuarit dhe t’i ndjekin penalisht./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark