Kandidati për kryeministër nga LDK’ja, Lumir Abdixhiku ka ndarë një mesazh të fuqishëm për zhvillimin e arsimit në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e tij për përmirësimin e sistemit arsimor.
Në një takim me mësimdhënësit e Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, ai theksoi rëndësinë e projektit të kampusit dhe vizionin për një infrastrukturë moderne që ndihmon zhvillimin e brezave të rinj.
“Programi ynë për arsimin do të sjellë:
Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna
Koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit – në javën e parë.
Ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike.
Digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore.
Kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale.
Ne besojmë në mësimdhënësit tanë, në përkushtimin e tyre dhe në rëndësinë jetike të rolit që ata luajnë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.