×
  • Lajme
  • Lajme

    Para 96 vjetësh në Shqipëri hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes

    Insajderi
    01 February 2021 - 07:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 1 shkurt të vitit 1925, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi.

    Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shtetit dhe kryetar i Qeverisë, Myfid Libohova merr Ministrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave.

    Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme.

    Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit.

    Kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark