Para dy jave tha se nën Qeverisjen Kurti s'anulohen fluturimet, Aliu tash del me statistika të anulimit të fluturimeve si shkak i mjegullës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Para dy jave tha se nën Qeverisjen Kurti s’anulohen fluturimet, Aliu tash del me statistika të anulimit të fluturimeve si shkak i mjegullës

    Insajderi
    02 January 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor ishte nxituar duke u pozuar nga Aeroporti i Prishtinës dhe duke thënë se kohët kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq tashmë i përkasin historisë.

    Nga ky postim s’kanë shkuar dy javë, ku në Aeroportin e Prishtinës janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq dhe mjegullës, shkruan Insajderi.

    Ministri Aliu duke tentuar të mbulojë atë që tha, deklaroi se Aeroporti i Prishtinës ka instaluar sistemin e avencuar të aterrimit ILS CAT IIIb, që mundëson aterrime në kushte të mjegullës.

    Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje“, shkroi ai në ‘Facebook’.

    Ndërkaq, ky ishte postimi i Aliut para dy javësh:

    Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark