Para lojtarëve serbë bënë shqiponjën me duar – flasin dy 7-vjeçarët që zemëruan Serbinë: Nuk më tha njeri... - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Para lojtarëve serbë bënë shqiponjën me duar – flasin dy 7-vjeçarët që zemëruan Serbinë: Nuk më tha njeri…

    Insajderi
    09 June 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alan Ramaliu dhe Glauk Troplini, të dy shtatë vjeç, rrëfyen sot në studion e “Shqipëria Live” emocionet e momentit kur vendosën të bëjnë me duar shqiponjën dykrenore, teksa shoqëronin futbollistët serbë në ndeshjen e 7 qershorit.

    “Shqipëria është krenaria ime dhe unë e dua shumë vendin tim”, u shpreh Glauku.

    “E bëra vetë shqiponjën, nuk më tha njeri”, tregon Alan për veprimin që u komentua si i tmerrshëm nga mediat serbe.

    “Ishte krenari e madhe, unë isha në stadium dhe telefoni im u mbush me postime nga të gjithë rrjetet. Edhe reagimin e tillë nga serbët, e prisnim. Në fakt, Glauku nuk ishte fare për të dalë, qëlloi që mungoi një fëmijë tjetër. Kur doli, më pa, ma bëri me dorë, në atë moment kaloi kamera dhe bëri shqiponjën me duar”, u shpreh mamaja e Glaukut, Xhesika Gjyzeli.

    “Ishte kënaqësi shumë e madhe, Alan e ka shumë qejf futbollin, e ndjek çdo ditë”, tha gjyshi i Alanit, Edmond Ramaliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark