
“Prona” besohet të jetë shkaku që e shtyu Naim Ismajlin të gjuaj me armë zjarri në drejtim të djalit të tij Erdonit Ismajli i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Kështu ka mësuar Gazeta insajderi sipas informacioneve të para.
Burime të Gazetës tregojnë se babai dhe djali janë rrahur mes vete para një jave për çështjen e një toke.
Rasti është hapur edhe në polici.
Gazeta mëson se Naim Ismaili është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij.
Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.
FOTO | Ky është personi që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë
Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.