
Por, vetëm një muaj më vonë faqet e gazetave janë pushtuar me akuza të ndërsjella në mes të kryetares së Gjakovës dhe biznesmenit të njohur kosovar Behxhet Pacollit.
Behxhet Pacolli në një prononcim sot e cilësoi ish-zëvendëskryetaren e AKR-së si “arrogante”.
“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilën, sepse ajo është sjellë në mënyrë arrogante”, tha sot kryetari i AKR-së.
Por, para vetëm një muaji Pacolli e lartësoi figurën e Kusari-Lilës, duke thënë se “Mimoza është shembull për gratë kosovare”.
“Jam krenar që AKR ka ofruar një shembull si Mimoza! Ne do të vazhdojmë të mbështesim karrierën e të rinjve dhe të rejave në politikë!AKR ka qenë gjithmonë partia që është votuar më së shumti nga të rinjtë dhe gratë!”, shkruante në Facebook Pacolli.
Nuk dihet nëse Pacolli ishte nxitur nga vizita e Kusari-Lilës në SHBA apo ende nuk i kishte thyer marrëdhëniet me kryetaren aktuale të Gjakovës. /Insajderi.com