Para se të niset për Kosovë, Rutte qëndron në EUFOR: Plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Para se të niset për Kosovë, Rutte qëndron në EUFOR: Plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt

    Insajderi
    11 March 2025 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, në Bosnjë e Hercegovinë është takuar me ekipin komandues të EUFOR’it, para se të nisej për në Kosovë.

    Në mes të rritjes së tensioneve mes qeverisë qendrore dhe liderëve të Republikës Srpska, Rutte tha se kjo forcë është e përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt.

    “EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në BiH”, ka thënë Rutte, siç njofton EUFOR në një postim në Facebook.

    “Sot, në kampin Butmir, ekipi komandues i #UFOR në takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Gjatë diskutimeve zyrtare, gjeneralmajori Florin-Marian Barbu theksoi se në terren ka bashkëpunim të ngushtë ndërmjet EUFOR-it dhe NATO-s në Bosnje-Hercegovinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark