Para seancës, Tahiri u kërkon deputetëve ta votojnë Rezolutën për rritjen e koeficientit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Para seancës, Tahiri u kërkon deputetëve ta votojnë Rezolutën për rritjen e koeficientit

    Insajderi
    09 November 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro Rezolutës ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 euro në 129 euro.

    Votimi i kësaj Rezolutem që është prezantuar nga Grupi Parlamentar i AAK;së, është në rend dite në seancën e sotme.

    Tahiri ka renditur edhe arsyet pse sipas tij, koeficienti duhet të rritet në 129 euro.

    “Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro. – Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend; – Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj; – Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”. Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.”, ka shkruar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark