"Para shtëpisë u takua me pronarin ...", Blick me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova, burri ishte i ndaluar për dhunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Para shtëpisë u takua me pronarin …”, Blick me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova, burri ishte i ndaluar për dhunë

    Insajderi
    12 April 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një shtetas i Kosovës dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë, duke vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas duke humbur jetën vetë, shkruan Insajderi.

    Lidhur me më këtë, sot autoritetet zvicerane kanë mbajtur një konferencë për media, Cedric Aebischer, kreu i Njësisë së Krimit të Përgjithshëm dhe Policisë së Sigurisë, ka thënë se të dy trupat janë identifikuar të premten.

    Burri kishte një vrimë nga plumbi ndërsa gruaja e tij katër.

    “Burri kishte një vrimë plumbi, gruaja e tij katër”, raporton Blick.ch, duke shtuar se burri kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.

    “Autori ka shkuar në shtëpi mëngjesin e së enjtes dhe ka dashur të vizitojë gruan e tij, e cila punonte aty si pastruese. Para shtëpisë ai ka takuar pronarin e pronës, i cili i ka kërkuar të largohet. Më pas autori ka qëlluar të shtënat e para. Menjëherë më pas, ai qëlloi me armë partneren e tij në katin përdhesë të shtëpisë. Më pas vrasësi vrau veten në katin e sipërm të shtëpisë”, shkruan Blick.ch.

    Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Fabien Gasser, ka thënë se burri kishte qenë i ndaluar nga 18 shtatori deri me datën pesë dhjetor 2024 për dhunë në familje, para se të lirohej me disa kushte.

    I dyshuari raportohet se është Ramiz Berisha, 42-vjeçar nga Malisheva.

    Në bazë të profilit të tij në”Facebook” del se i njëjti ishte aktvist politik.

    Ai ishte kryetari i nëndegës se LDK-së ne Bulle te Zvicrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark