Para syve të Thaçit e Delawies, Stojanoviq: Nuk lejojmë krijimin e ushtrisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Para syve të Thaçit e Delawies, Stojanoviq: Nuk lejojmë krijimin e ushtrisë

    Insajderi
    07 April 2017 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pikërisht në ditën kur presidenti, Hashim Thaçi pezulloj projektligjin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, kundërshtuesit më të madhej i iniciativës së Thaçit e përsëritën qëndrimin e tyre në sy të presidentit të Kosovës, Ambasadorit Amerikan dhe përfaqësuesve të lartë të huaj.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe e bërë të qarta para Thaçit dhe Greg Delawies se serbët nuk do të ndryshojnë qëndrim për shndërrimin e FSK-së.

    “Nuk shoh asnjë arsyeje pse qëndrimi ynë të ndryshoj nuk kemi plan serioz të ndryshojmë cilësinë jetës megjithatë se nuk kemi përgjigje për këto pyetje. Nëse dikush mundohet të thotë se FSK-ja është shumë etnike dhe të kërkojë nëpër fshatra serbe të pa punë të cilët për para do të veshin çfarëdo rrobe sepse nuk ka punë”, ka thënë Stojanoviq.

    E ndërkohë reagimet erdhën të menjëhershme nga Presidenti Thaçi dhe ambasadori Delawie.

    Thaçi tha se komuniteti serb gabohen shumë nëse mendojnë se Kosova është dorëzuar për krijimin e ushtrisë.

    “Është esenciale që komuniteti serb të mendoj që institucionet po heqin dorë nga themeli i forcës së armatosur së Kosovës sepse ky do të ishte gabim i madh”, tha Delawie.

    E Delawie e quajtur retorik politike atë çfarë tha Stojanoviq, duke shtuar se nuk është i gatshëm të heq dorë për këtë çështje.

    “Nuk jam i gatshëm që sot të dorëzohem, dialogu duhet të behët në të gjitha strukturat ky është vetëm mendim i një politikanit që po e bënë punën e vetë”, tha Delawie.

    Sot gjatë ditës vetë presidenti Thaçi thirri në një konferencë për media duke bërë të ditur se projektligjin e dorëzuar në Kuvend pikërisht një muaj më parë ka tërhequr projektligjin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark