Para takimit me Kurtin, Vuçiq takohet me ambasadoren kineze e cila thotë se nuk do ta njohin Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Para takimit me Kurtin, Vuçiq takohet me ambasadoren kineze e cila thotë se nuk do ta njohin Kosovën

    Insajderi
    17 August 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para se të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin – është takuar me ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo.,

    Vuçiq i  ka thënë Chen Bo “që pret nga partnerët perëndimorë të ndikojnë mbi Prishtinën”, raporton Danas, transmeton Express.

    “Për nëntë vjet nuk u ka shkuar mendja të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë me seriozitet dhe përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, propagandonte Vuçiq.

    Vuçiq ka theksuar se ka kërkuar që ambasadorja Chen të takohet sot për ta njoftuar atë me situatën rreth Kosovës para takimit në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    E ambasadorja Chen  ka deklaruar se “Kina nuk do ta njohë Kosovën”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj – pavarësia e Kosovës nuk ka qenë e njëanshme.

    “Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe, përfshirë ato në lidhje me mbrojtjen e të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ambasadorja kineze


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark