×
  • Lajme
  • Lajme

    Para takimit zyrtar, Palmer do ta vizitojë sot Vuçiqin për një bisedë “miqësore”

    Insajderi
    02 June 2021 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet jo zyrtarisht me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer, në Beograd, pas vizitës së tij në Prishtinë, raporton Tanjug.

    I dërguari special i BE për dialog Mirosllav Lajçak do të bisedojë me presidentin e Serbisë të enjten pasdite, ndërsa pas takimit me Lajçakun, Vuçiq do të ketë bisedime zyrtare me Palmerin.

    Sipas Tanjugut, pas bisedimeve individuale, Vuçiq, Lajçak dhe Palmer do të kenë një takim të përbashkët, pas së cilës nuk është planifikuar asnjë adresim për media.

    Lajçak dhe Palmer kanë qenë në Prishtinë dy ditët e mëparshme dhe siç deklaroi i emisari special i BE për dialog, qëllimi i kësaj vizite është përgatitja për takimin e parë të nivelit të lartë midis kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, i cili do të mbahet në Bruksel për disa ditë. Në Prishtinë, Palmer përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare dhe njohje të ndërsjellë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark