Një burrë në Klinë e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.
Sipas babit të saj, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“PERSON I ZHDUKUR- Klinë 15.08.2024 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthye më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.